20.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

Pse u ekzekutua shqiptari në Brazil?/ Zbulohet koha kur u largua nga Shqipëria

Shqiptari i ekzekutuar me disa plumba në Brazil ishte larguar nga Shqipëria më 20 nëntor dhe që prej asaj dite kishte jetuar në një hotel të shtrenjtë në zonë.

Policia Civile po kërkon kamera sigurie për të provuar të identifikojë dhe arrestojë motoçiklistin që qëlloi dhe vrau shqiptarin Ilir Zelka, mëngjesin e së martës në një restorant në Jardins, një lagje e pasur në qendër të São Paulo.

Vrasësi u largua pasi vrau 47 vjeçarin. Për hetuesit, krimi ishte një ekzekutim, pasi asgjë nuk ishte vjedhur nga viktima.

Përveç kërkimit të imazheve video që mund të kenë regjistruar kriminelin, hetuesit po përpiqen të zbulojnë se cilat ishin motivet për vrasjen. Sipas oficerëve të policisë, Zelka u qëllua ndërsa po hante mëngjesin brenda Bar-Restorant.

Burimi: Panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit