PS dhe PD nisin përgatitjet për fushatë

0
1

Afro 10 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, 2 forcat më të mëdha në vend kanë përgatitjet për garën elektorale të vitit 2021. Kryesocialisti Rama prej javësh ka nisur takimet me drejtuesit e strukturave dhe forumeve drejtuese. Një format më i zgjeruar ishte ai që zhvilloi një ditë më parë në Vlorë me deputetët e zonës dhe kryebashkiakët.

Ndërkohë PD, e cilat kërkon të kthehet në pushtet pas 8 vjetësh, është në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë me një model krejt të ri për politikën shqiptare.

Baza e demokratëve do të vendosë vetë për pjesën më të madhe të atyre që do ta përfaqësojnë në Kuvend. Procesi është drejt fundit, thonë burime nga PD, sipas të cilave, në 85 përqind të bashkive, propozimet nga baza janë mbyllur. Risi është dhe procesi i seleksionimit të kandidaturave.

Televizioni Klan mëson se do të jetë një komision i përbërë prej 5 figurave të njohura të së djathtës, që do e drejtojnë këtë proces, mes të cilëve Besnik Mustafaraj dhe Genc Ruli, dy ish-ministra demokratë, që rikthehen në selinë blu me kërkesën e Lulzim Bashës, për të dhënë kontributin e tyre.

Në këto zgjedhje, nëse ndryshimet kushtetuese miratohen, do të rikthehen listat e hapura, ku zgjedhësit mund të votojnë jo vetëm për logot e partive, por dhe për kandidatët e tyre të preferuar.

Leave a Reply