31.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

“Provat që do zbulonin masakrën zgjedhore…”/ Juristi i PD: Vendimi i KAS i paligjshëm, nuk mori provat që zbardhet masakra elektorale

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso e ka quajtur të paligjshëm vendimin e KAS për të pranuar si prova vetëm disa nga materialet e dorëzuara nga ky subjekt politik.

Në një deklaratë për mediat, juristi i PD-së tha se KAS e ka detyrim ligjor që t’i vërë në dispozicion palëve garuese në zgjedhje prova që ata vetë nuk kanë mundur t’i sigurojnë.

Sipas tij, përderis këto prova nuk disponohen, procesi zgjedhor nuk do të jetë i plotë.

Ai theksoi se të gjithë zgjedhësit duhet ta marrin vesh se çfarë ka ndodhur jo vetëm në zgjedhjet e 25 prillit, por edhe gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Partia Demokratike ka paraqitur një numër të madh provash, por ajo nuk e ka kompetencën që kanë institucionet e tjera shtetërore për të grumbulluar provat e kërkuara”, tha Kaso

Ai theksoi se PD i është drejtuar zyrtarisht institucioneve për marrjen e provave, por ato nuk u janë dhënë dhe as nuk do t’i vihen në dispozion.

Gjithçka çfarë ka ndodhur do të merret vesh atëherë kur provat të jenë dorëzuar dhe të vihen mbi tavolinë”, tha ai.

Kaso shprehet se PD do t’i dërgojë kërkesat ankimore edhe në shkallët e tjera.

PD i është drejtuar institucioneve për t’i kërkuar këto prova, por provat nuk janë vënë në dispozicion dhe nuk besoj se do i vihen ndonjëherë në dispozicion opozitës. Detyrimi është i qartë që provat tu vihen në dispozicion procesit ankimor dhe sa kohë këto prova nuk disponohen, procesi nuk mund të jetë i plotë, i qartë dhe çdo mosmarrëveshje zgjedhore nuk mund të zgjidhet në mënyrë të drejtë.

KQZ ka detyrimin të administrojë çdo që gjë që palët garuese në proces zgjedhor dhe ankimuese, nuk kanë patur mundësi ta sigurojnë dot vetë. PD gjithçka që ka pretenduar e ka të provuar dhe provat i ka të depozituara në KAS, një pjesë e të cilave janë bërë publike.

Ne kemi pretenduar që dimensioni i plotë i gjithçkaje që ka ndodhur do të publikohet dhe do të vijë në vëmendjen e publikut në tryezën e KQZ vetëm pasi të administrohet i gjithë dokumentacioni që ata refuzojnë që ta ndajnë me PD, mediat dhe aktorë të tretë. Pritshmëria jonë për KAS është që ata të zbatojnë ligjin“, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit