Prokuroria nis hetimet për efektivët që dhùnuan të miturin te Liqeni Artificial

0
84

Prokuroria ka nisur hetimet mbi punonjësit e pòlicisë, të cilët ushtruan dhùnë pak ditë më parë ndaj një 15-vjeçari në zonën e liqenit Artificial në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar me vendim gjykate që të bëhet pezullimi i efektivit Glein Ndreu, i cili ka qenë dhe ai që ka ushtruar dhùnë ndaj të miturit, i cili kishte dalë shëtitje me biçikletë.

Hetimet e prokurorisë kanë nisur me qëllimin për të evidentuar përgjegjësitë ligjore të efektivëve të pòlicisë, për të cilët ka nisur njëherësh dhe një hetim nga SHÇBA. I riu S.Çobo, kishte dalë kpa leje nga shtëpia në ditët e pandemisë, dhe efektivët e shoqëruan me dhùnë pasi sipas tyre ai nuk u ishte bindur urdhërave. Ngjarja ka pasuar me deklarata dhe nga familja e të miturit, ndërkohë që punonjësit e pòlicisë u pezulluan përkohësisht nga detyra.

Leave a Reply