Probleme me deklarimin e pasurisë/KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari

0
25

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të shkarkojë sot nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari, duke bërë që kjo e fundit të mos kalojë vetingun. Hajdari, e veja e ish deputetit të PD-së, Azem Hajdarit, akuzohet për fshehje pasurie.

KPK vlerësoi se Fatmira Hajdari rezulton se nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015. “887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207.400 euro, pasuria në total. Ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting”.

Gjatë procesit të kontrollit të figurës, DSIK doli në konkluzionin se zonja Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur faktin se i është revokuar viza amerikane.

Kjo e fundit deklaroi të hënën se revokimi i vizës nuk kishte ndodhur në momentin që ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Hajdari sqaroi se nuk i ishte ndaluar hyrja në ndonjë vend të BE apo NATO.

Lini një përgjigje