29.5 C
Tiranë
HomeAktualitetPrej dy javësh në intubim/ Koronavirusi i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares...

Prej dy javësh në intubim/ Koronavirusi i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares shqiptare

Fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare, Ylli Mihali ka ndërruar jetë disa ditë pas infektimit me COVID-19.

Mihali ishte prej dy javësh i intubuar në spitalin Infektiv, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Virusi i rrezikshëm i mori jetën 55-vjeçarit, mëngjesin e 13 shtatorit, disa ditë pasi luftoi për ta mposhtur sëmundjen e shkaktuar prej Covid-19.

Pak ditë më parë, Kombëtarja shqiptare i kushtoi një fanellë me dedikim një prej heronjve të heshtur që ajo ka pasur ndër vite.

Më shumë se sa një fizioterapeut, Ylli Mihali u shndërrua në një njeri të rëndësishëm pas kuintave për shkak të mirësisë që përcillte, urtësisë dhe devotshmërisë kundrejt punës.

Ylli Mihali
Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje