9 C
Albania
Wed, 14 April, 2021

Policia bën bilancin e 4 ditëve të fundit/ Ja sa qytetarë u gjobitën pasi thyen rregullat anti-Covid

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e katër ditëve të fundit, për ata që shkelin rregullat e masat anticovid. Janë gjithsej 1552 qytetarë që kanë marrë gjobë pasi u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, gjatë katër ditëve të fundit.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me gjobë 16 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00, gjatë katër ditëve të fundit.

“Si rezultat kontrolleve, gjatë 4 ditëve që lamë pas, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1552 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt (lokal) në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në këto katër ditë, pas orës 22:00 janë konstatuar 16 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”.

Burimi: Panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,984FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit