22.7 C
Albania
Thu, 5 August, 2021

“Po abuzojnë me mua, qaj çdo ditë”/ Britney Spears flet për herë të parë në gjykatë për gjendjen e saj

Këngëtarja Britney Spears ka folur publikisht në gjykatë në një seancë dëgjimore për kujdestarinë, një moment i rëndësishëm në një betejë shumëvjeçare për të cilën ajo pothuajse kurrë nuk ka folur drejtpërdrejt.

Kur ajo u bashkua me seancën dëgjimore, kërkoi që vërejtjet e saj të mos mbyllen për publikun pasi fansat dhe mbështetësit ishin mbledhur jashtë gjykatës në qendër të L.A.

Avokati i Spears Samuel D. Ingham III tha se nuk do ta ndërpriste këngëtaren në asnjë moment ndërsa ajo po fliste.

“Pasi i kam thënë gjithë botës jam mirë, është një gënjeshtër. Unë nuk jam e lumtur, nuk mund të fle, jam në depresion, qaj çdo ditë,”- tha Spears.

Spears tha se babai i saj, Jamie Spears, donte me çdo kusht kontrollin që ka mbi të dhe mbi çdo gjë që lidhet me jetën e saj.

Këngëtarja tha se ajo ka gënjyer për mirëqenien e saj për vite me radhë dhe dëshiron që gjërat të ndryshojnë.

Gjithashtu ajo nuk dëshiron të vlerësohet për të përcaktuar nëse e ka rifituar ose jo kapacitetin e saj mendor.

“Unë vetëm dua të më kthehet jeta ime,” tha ajo. “Gjithë sa dua është të zotëroj paratë e mia dhe që i dashuri im të jetë në gjendje të më lëvizë lirshëm me makinën e tij. Dua të krijoj familjen time.”

“Nuk është në rregull të më detyrosh të bëj gjithçka që nuk dua”, tha Spears. “Duhet të marrë fund, kjo gjë është abuzim ndaj meje.”

“Babai im dhe kushdo që është i përfshirë në këtë situatë, duhet të jenë në burg.”

Ajo gjithashtu tha se dëshiron të jetë në gjendje të martohet dhe të ketë një fëmijë. Britney pretendoi se nuk i ishte lejuar të merrte ato vendime nga vetë ajo.

“Ndihem e mbytur, e bullizuar, ndihem e lënë jashtë dhe vetëm. Jam lodhur duke u ndjerë vetëm”,-tha Spears. “Unë meritoj të kem të njëjtat të drejta si çdokush.”

Ndërsa Spears i drejtohej gjykatës, asaj iu kërkua në shumë raste që të ngadalësonte pasi fliste shumë shpejt dhe ju desh ta përsëriste disa herë.

Avokati i Jamie Spears, tha se klientit të tij i vjen keq kur e sheh vajzën në këtë gjendje dhe me kaq shumë dhimbje.

Gjykata mbylli procedimet audio pasi zbuloi se dikush po regjistronte seancën.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit