Plani i rimëkëmbjes, ministrja e Financave njofton rishikim të taksave

0
15

Ministrja e Financave, Anila Denaj, njoftoi në “A2 Business Week” se plani i rimëkëmbjes do të konsistojë në “disa projekte në investime publike”, por edhe në “rishikim të lehtësirave të taksave”.

“Po punojmë që të kemi disa projekte në investime publike, që në X vite të ketë mundësi punësimi sipas projekteve. Në politikat që kemi prezantuar kemi dashur të japim një stimul që përfshin edhe grante, edhe politika punësimi. Ne jemi duke riparë, nëpërmjet një strategjie afatmesme, të gjithë politikat fiskale në vite, për të thënë se kush politikë fiskale lehtësuese ka dhënë produkt, të vijojë; kush jo, të kthehet. Do të jetë pjesë e planit të rimëkëmbjes kjo gjë. Do të ketë rishikim të lehtësirave të taksave. Shumë lehtësira fiskale janë bërë me objektivin që sjellin X punësim apo X rritje të investimit”, tha Denaj.

Kur iu vu në dukje se vitin tjetër janë zgjedhjet dhe mund të ketë rotacion politik duke sjellë një politikë të re fiskale, Denaj tha: “E kemi diskutuar këtë gjë me FMN-në vjet, synojmë konsensus të plotë pas një konsultimi të gjerë me objektiv që të mos ketë ndryshime të shpeshta fiskale”.

Leave a Reply