Phil Foden le me “gojë hapur” tifozët me një lëvizje brilante/ Anglezi krahasohet me legjendën Zidane

0
20

Phil Foden prodhoi një moment magjie ndërsa tregoi të mërkurën një aftësi të jashtëzakonshme për Anglinë në ndeshjen kundër Islandës.

Anglia fitoi thellë 4-0 ndaj Islandës në stadiumin Wembley në ndeshjen e tyre të fundit të grupeve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Foden shënoi dy herë në këtë përballje, ndërsa nuk hezitoi të tregonte edhe më shumë nga talenti i tij.

Talenti i Manchester Cityt i la tifozët me ‘gojë hapur’ me një prekje madhështore për të ‘shkatërruar’ kundërshtarin Ari Freyr Skulason.

Prekja apo lëvizja brilante e Foden i ‘çoi peshë’ mediat sociale, të cilat nuk hezituan ta krahasojnë edhe me legjendën Zinedine Zidane.

Një përdorues i Twitter shkroi: “Kjo është fjalë për fjalë Zidane-esque”.

“Kjo prekje Foden .. çfarë ke bërë tani”, shkroi një përdorues tjetër në Twitter, ndërsa të tjerë e vlerësuan lartë për talentin që posedon. 

Burimi: Telegrafi

Leave a Reply