Pëson infarkt duke drejtuar makinën, ndërron jetë

0

Një shtetas ka pësuar infarkt teksa ka qenë duke drejtuar makinën dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se ai është shtetasi A.Z. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Informacion paraprak

Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply