20.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

Performanca e jashtëzakonshme e Dua Lipës në “AMA 2020”

Dua Lipa e ka interpretuar këngën “Levitating” në ceremoninë e ‘American Music Awards 2020’ që u zhvillua të dielën mbrëma.

Dhe ashtu sikurse titulli i këngës, ajo është ngritur në ajër gjatë performancës së transmetuar nga Londra.

Shqiptarja e famshme ishte në garë për dy çmime, atë të artistes së preferuar dhe për këngën e preferuar, që të dyja në zhanrin pop/rok.

25-vjeçarja arriti ta fitonte njërin prej çmimeve, gjegjësisht kënga e saj, “Don’t Start Noë”, u shpall kënga më e preferuar në zhanrin pop/rok.

Kujtojmë që në muajin mars, Dua solli albumin “Future Nostalgia” që ka rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm, ndërsa së fundmi e ka lansuar bashkëpunimin me Miley Cyrus, “Prisoner”.

Burimi: Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit