8.5 C
Tiranë
HomeShowBizzShowBiz ShqiptarPër të gjithë ju që nuk e dinit, Sabiani ka dhe një...

Për të gjithë ju që nuk e dinit, Sabiani ka dhe një djalë që na e prezantoi publikisht (VIDEO)

Sabiani është një ndër konkurrentët e “Big Brother Vip”, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi na ka shfaqur një anë tjetër të tij ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim në daljet e tij publike.

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur spektakli i radhës i këtij “reality show” ku artisti na ka treguar më shumë rreth jetës së tij personale. Ai ka rrëfyer të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij duke filluar që nga emigrimi, humbja e nënës, nxjerrja e albumit të parë dhe lindjen e fëmijëve të tij.

Për të gjithë ata që nuk e dinin, Sabiani ka dhe një djalë të vogël, përveç së bijës, Kejsit, e cila tanimë është një emër i njohur për botën e showbiz-it.

Në rrëfimin e tij, artisti ka treaguar se ardhja në jetë e të voglit ka qenë një dhuratë nga Zoti, por nga ana tjetër, fakti që janë fëmijë të dy nënave të ndryshme ka menduar se do t’i sjellë vështirësi.

Ndërkohë mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur plot me emocione të bukura për konkurrentin, ku “vëllai i madh” e surprizoi duke i sjellë në shtëpi dy fëmijët e tij.

Për herë të parë u bë publik portreti i vogëlushit, ku dukej se i kishte marrë të atit tiparin më të veçantë, kaçurrelat.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment