8.5 C
Tiranë
HomeArgetimKuriozitetePër herë të parë në histori! Truri i njeriut lidhet me kompjuterin...

Për herë të parë në histori! Truri i njeriut lidhet me kompjuterin në mënyrë Wireless

Për herë të parë në histori, shkencëtarët kanë arritur të lidhin pa tel trurin e njeriut me një kompjuter. Kjo risi vjen pikërisht një muaj pasi Elon Musk zbuloi një prototip që funksionon për çipin e tij të trurit “Neuralink”. Lidhja mes trurit njerëzor dhe kompjuterit është e aftë të transmetojë sinjale me rezolucion të një neuroni të vetëm.

Në studim u përfshinë dy burra të moshës 35 dhe 63 vjeç duke përdorur sistemin BrainGate me një transmetues pa tel. Sistemi funksionon duke përdorur një transmetues të vogël me peshë më shumë se 40g, ku në vend të kabllove vendoset një njësi në majë të kokës së një përdoruesi dhe lidhet me një grup elektrodash brenda korteksit të trurit.

John Simeral, një profesor asistent i inxhinierisë në Universitetin Brown dhe autor kryesor i studimit, tha: “Sinjalet regjistrohen dhe transmetohen me besnikëri të përshtatshme të ngjashme, që do të thotë se ne mund të përdorim të njëjtët algoritme të dekodimit që përdorëm me pajisjet me tela”. Ai shtoi se i vetmi ndryshim është se njerëzit nuk kanë më nevojë të lidhen fizikisht me pajisjet tona, gjë që hap mundësi të reja me mënyrën se si mund të përdoret sistemi.

Burimi: UNILAD

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,783FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment