8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Për herë të parë në histori! Bitcoinit i rritet vlera në mbi 23 mijë dollarë

Bitcoin i është rritur dukshëm vlera, duke arritur kështu në mbi 23 mijë dollarë – vlerë kjo që konsiderohet si më e larta në histori të saj.

Kriptovaluta më e madhe në botë, ka rritur vlerën dukshëm gjatë shtatë ditëve të fundit.

Gjatë këtij viti Bitcoinit i është trefishuar vlera, e deri në fund të vitit pritet që të arrij vlerën më të madhe që ndonjëherë e ka pasur.

Në fillim të vitit një gjë e tillë nuk dukej se do të ketë sukses, por kah fundi i shkurtit deri në mars ra për më shumë se 50 për qind – në vetëm 4.895 dollarë.

Nuk u desh shumë kohë që të rimëkëmbët – e vlera të rritet në 10 mijë dollarë amerikanë dhe treni i rritjes po vazhdon edhe në këto momente.

Burimi: Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,973FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit