“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo drejtim”/ Bardhi shpërndan videon: Të rinjtë po braktisin vendin për shkak të papunësisë

0
30

Duke shpërndarë një video me qytetarë të pakënaqur nga gjendja ekonomike në vend, numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se në 8 vite, Edi Rama dështoi në çdo drejtim.

Për shkak të mungesës së vendeve të punës, Bardhi thekson se të rinjtë po largohen nga vendi.

“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo drejtim dhe e shkatërroi ekonominë tonë. Kostoja e jetesës po rritet, ashtu si edhe papunësia. Vende pune nuk ka, ndaj të rinjtë tanë po e braktisin vendin. Rama kujdeset vetëm për veten e tij. Ai nuk mban as edhe një prej premtimeve që bën”, shkruan ai.

Burimi: Panorama.al

Lini një përgjigje