20.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

PD: Rama dhe Doshi janë autorët e masakrës zgjedhore në 25 prill!

Partia Demokratike ka publikuar një video denoncuese ku akuzon kryeministrin Rama dhe kryetarin e PSD si autorë të asaj që selia blu quan masakër zgjedhore.

Në video shfaqet kryesocialisti gjatë fushatës elektorale që thotë se kur të nis numërimi i votave do të kuptohet se PS nuk është Edi Rama.

“Kur votat të fillojnë të numërohen, ju do t’a kuptoni, sepse Partia Socialiste, që ta merrni vesh mirë ju, nuk është Edi Rama!”

Sipas selisë blu kjo nënkupton se PS është Tom Doshi dhe tre deputetët që fituan mandatet nga partia që Doshi kryeson.

“Partia Socialiste është Tom Doshi me tre deputetët e tij.”

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit