29.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

Pas disa gotave me alkool, filloi rrahja brutale në një pishinë në Ohio/ Një femër u nokautua së bashku me partnerin (VIDEO)

Pas disa gotave me alkool ka shpërthyer dhuna e paparë në një pishinë në Ohio, dhe gjithçka filloi pasi nuk u respektua radha për t’u lëshuar nga topogani ujor – e si rezultat i kësaj dy persona janë arrestuar dhe një grua që ishte nën ndikim të alkoolit ka përfunduar e larë në gjak dhe pavetëdije.

Pamjet e postuar në YouTube, shfaq disa vizitorë në pishinën Kalahari në Sandusky duke u grushtuar – e sipas dëshmitarëve gjithçka filloi për shkak të mos respektimit të pritjes në radhë.

Ishin shpëtimtarët e pishinës që ndërhynë për ta qetësuar situatën, por edhe kjo nuk i ndali vizitorët që të vazhdojnë grushtimin.

Madje një grua e identifikuar si Brittany Cabay shihet duke sulmuar një burrë që rrahej me një mashkull tjetër, por kjo i kushtoi shtrenjtë pasi ai e kapi dhe e përplasi me tërë forcën për tokë.

23-vjeçarja nga Michigani për pak sekonda humbi vetëdijen nga përplasja, kurse e tërë fytyra e saj ishte mbuluar me gjak. Mediat amerikane raportojnë se i dashuri i saj Zackary Colzin, kishte marrë më pas një karrige me të cilën iu vërsul burrit që ia nokautoi partneren.

Por edhe ai kishte fatin e njëjtë me të dashurës, pasi gjatë sulmit rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë duke humbur edhe ai vetëdijen për pak sekonda.

Megjithatë që situata të vihet nën kontroll, policia u detyrua të përdor elektroshok dhe t’i arrestoj pjesëmarrësit në këtë rrahje që shokoi dhjetëra pushues në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë. 

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit