19.7 C
Albania
Sat, 19 June, 2021

Parku i madh i liqenit artificial!

Parku i Madh i Liqenit Artificial përbën masivin më të madh të gjelbërimit në qytetin e Tiranës. Nga pikëpamja funksionale zgjidh deri në një farë mase nevojat e popullsisë për pushim dhe argëtim, lëvizje të lirë dhe vrapime në natyrë për të gjitha moshat. Sipërfaqja e Parkut të Madh përbëhet nga një masiv kodrinor me shpate me pjerrësi të vogël.

Liqeni artificial i Tiranës. Fotografi Armand Muzhaqi!

Në pjesën jugore formohet pasqyra ujore e Liqenit Artificial që me shtrirjen e tij krijon gjire e gadishuj të vegjël shumë piktoreske.Parku i Madh i Liqenit filloi të ndërtohet në vitet 50-të. Në vitin 1955 u krijua liqeni artificial nga ujërat përreth si dhe u ndërtua me punë vullnetare një digë 400 m e gjatë e cila i pengon ujërat të vërshojnë drejt Tiranës. Në vitin 1957 – 1958 filloi mbjellja e bimësisë dekorative, si dhe ndërtimi i infrastrukturës së parkut.

Liqeni artificial i Tiranës.
Fotografi, Armand Muzhaqi

Ky park publik në jug të Tiranës përfshin liqenin artificial dhe disa pika atraktive si Kishën e Shën Prokopit, memorialet e disa personaliteteve të njohura shqiptare, etj. Në brendësi të tij gjenden varret e ushtarëve britanikë dhe atyre gjermanë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe Mauzoleu i Familjes Mbretërore Shqiptare ndërtuar në vitin 2012.

Parku – liqeni artificial i Tiranës. Fotografi Armand Muzhaqi

Parku dhe liqeni artificial mbeten një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Parku i Madh quhet ndryshe edhe mushkëria e qytetit për shkak të bimëve të shumta, mbi 120 lloje pemësh, shkurresh dhe lulesh. Në Park ndodhen dhe disa lloje shpendësh si: Bilbili gushëkuq, Bilbili këngëtar, Bufi, Harabeli i gurëve, Shapka e vogël e ujit, Dallëndyshja e zakonshme, Gardalina, etj. Ndër kafshët mund të përmenden: Breshka, hardhuca, disa lloje gjarpërinjsh, kërmilli, dhe mjaft insekte që rriten nën tokë dhe mbi tokë.Sipërfaqja aktuale e Parkut të Liqenit Artificial është 156.9 ha, ndërsa ajo e Liqenit Artificial është 4.5 ha.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit