31.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

Paparacët fotografuan padashje hajdutin që tentoi të hyjë në shtëpinë e Ben Affleck

Një person i maskuar dhe i dyshimtë ka tentuar të hyjë në shtëpinë me vlerë 20 milionë dollarë të Ben Affleck. Por ai nuk e dinte se shtëpia e aktorit po survejohej prej ditësh nga paparacët, në përpjekje për të kapur një foto të Ben pas zhurmës së madhe për ribashkimin e tij dhe Jennifer Lopez.
Personi tentoi të hyjë në shtëpinë e aktorit, por nuk ja doli.

Ndërkohë forcat e policisë u lajmëruan shpejt dhe asgjë nuk shkoi me tej, pasi i riu u largua me biçikletë. Shtëpia në ‘Los Angeles’ është vendi ku Ben jeton aktualisht dhe disa orë më vonë u pa teksa rikthehej. Policia po heton ngjarjen.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit