20.5 C
Tiranë
HomeBotaPamjet tronditëse tregojnë momentin kur një i pastrehë në New York kapi...

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një i pastrehë në New York kapi vajzën trevjeçare për ta rrëmbyer

Një vajzë trevjeçare pothuajse u rrëmbye në mes të ditës të hënën nga një i pastrehë në qytetin e New York-ut.

Sipas mediave të huaja, pamjet tronditëse tregojnë momentin kur i pastrehu kapi trevjeçaren që po ecte me gjyshen dhe dy vëllezërit e saj në Bronx.

Gjithçka ndodhi në një pikë karburanti kur i pastrehu po kalonte aty i pari dhe iu afrua atyre.

Për një moment, ai kap trevjeçaren dhe fillon të arratiset me shpejtësi, derisa gruaja 65-vjeçare fillon dhe e ndjek nga pas.

Gjyshes i dolën në ndihmë një grup anëtarësh të guximshëm të publikut, përfshirë një burrë që po mbushte makinën e tij.

Burri e trembi rrëmbyesin që ta lironte vajzën e vogël. 

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment