Pako e dyshimtë te dera e shtëpisë, gruaja e tmerruar lajmëron Policinë/ Ja çfarë u zbulua

0
2

Një person është shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se ka vendosur një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese në Fushë Krujë. Por shpërthimi nuk ka ndodhur fatmirësisht dhe ka qenë gruaja me inicialet M.F që ka lajmëruar Policinë.

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply