20.5 C
Tiranë
HomePolitikePak orë para takimit me demokratët e Fierit, Berisha publikon videon: Të...

Pak orë para takimit me demokratët e Fierit, Berisha publikon videon: Të shpëtojmë PD-në nga pazaret e turpshme Basha-Rama (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë pasditen e sotme rreth orës 18:00 takimin e radhës me demokratët e Fierit, në kuadër të turit “Foltorja”.

Pak orë para nisjes së takimit Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet i rrethuar me simpatizantë.

Në video ish-kryeministri Berisha deklaron: “Për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme, të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës”.

Kujtojmë që të enjten e javës së kaluar Berisha nisi turin e takimeve me demokratët në Tiranë.

Mesazhi i Berishës

Një përshëndetje të përzemërt të dashur miq me këtë video të një momenti historik, të mbrojtjes së sovranitetit të zgjedhësve, parlamentit dhe vendit! Rroftë Shqipëria. sb

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment