20.5 C
Tiranë
HomeEkonomiOSHEE blen për 3 muaj 16.7 milion euro energji

OSHEE blen për 3 muaj 16.7 milion euro energji

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike përgjate 3 muajve të fundit ka blerë energji për të garantuar furnizimin e popullatës me energji nga importi. Sasinë më të madhe OSHEE e ka blerë në muajin prill ku janë blerë 159 mijë e 840 kilovat me një shumë prej rerth 5.7 milion euro, e thënë ndryshe, Shqipëria ka blerë një kilovat orë me 31.5 euro. Ndërkohë që në muajin maj është blerë 153 658 kilovat orë energji me një çmim rreth 5.1 milion euro, por në muajin maj energjia e blerë ka kushtuar më shumë 37.3 euro për kilovat orë. Qershori ka qënë muaji i cili OSHEE ka blerë më pak energji, 84 mijë e 960 kilavat orë me një çmim prej rreth 2.8 milion euro dhe me një kosto prej 32.5 euro për kilovat orë. Në muajin qershor është blerë më pak energji, ndikuar edhe nga sasia e rreshjeve të cilat ndikuan në shtimin e rezervave ujore.

Në total në 3 muaj Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka harxhuar vetëm në blerje energjie rreth 16.7 milion euro, të cilat po t’i marrim me një çmim mesatar, e kanë blerë me 35.6 euro për kilovat orë.  Ndërkaq që tashmë jemi në sezonin veror kur OSHEE del në treg për të blerë energji ndikuar edhe nga thatësia sezonale dhe për të furnizimin e qytetareve. Dhe po të shtojnë edhe humbjet që kanë përfshirë këtë institucion nga fshirja e përhershme të kamatvonesave për debitorët aktivë që kanë konsumuar endergji  si efekt e masave lehtesuese të marra nga covid-19, cili ka përfshireë211 mijë e 24 abonentë, shpenzimet për këtë institucion shtohen.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment