Open Data Albania jep alarmin : Veliaj ka bërë 610 tendera të dyshimtë

0
15

22.8 për qind e tenderave në bashkinë e Tiranës konsiderohen të dyshimta. Open Data ka vendosur me flamur të kuq 610 procedura, për shkak të mungesës së konkurrencës ose skualifikimit të konkurrentëve duke lënë në garë vetëm fitues.

Në 4 vite në bashkinë e Tiranës, Open Data ka renditur 22.8 për qind të tenderave me probleme.

Portal i cili ka synim të bëjë transparencë mbi procedurat e ndjekura, rendit 610 tendera të kësaj bashkie me red flag.

Më konkretisht, kur një prokurim shoqërohet me shenjën e flamurit të kuq tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin ose jo-etike të biznesit.

Nga analiza e të dhënave rezulton se mungesa e konkurrencës është ajo që konstatohet më shpesh dhe numërohen 319 prokurime për këtë problem.

Në 276 raste rezulton se është vendosur skualifikimi i gjithë kompanive përveç fituesit.

Madje në 5 prokurime me vlerë mbi 5 milionë lekë ka pasur mungesë gare dhe negociimi ka qenë i drejtpërdrejtë.

Gjithashtu probleme janë konstatuar edhe për anulimin e 10 kontratave me 2 ose më shumë herë.

Edhe përgjatë vitit 2019 numri i tenderave me probleme ka qenë goxha i lartë dhe konkretisht kryeqyteti numëron 224 tendera me probleme nga janari i vitit të shkuar e deri në mars të këtij viti.

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar numrin më të lartë të tenderëve pas implementimit të reformës territoriale.

Sipas shifrave rezulton se nga rreth 20 mijë tendera të zhvilluar në total nga 61 bashkitë e vendit 2678 prej tyre janë zhvilluar në kryeqytet

Leave a Reply