Nxënësi dhe Mësuesi…

0
59

Një ditë një nxënës vendosi të sfidojë mësuesin e tij.

Kështu që ai mendoi ti bënte një kurth. Ai kapi një flutur dhe e mbajti në grushtin e tij. Kur të shkonte te mësuesi do e pyeste se çfarë kishte në dorë. Dhe nëse mësuesi do ta gjente, atëherë ai do ta pyeste nëse flutura ishte gjallë apo e ngordhur.

Nëse ai do të përgjigjej saktë, se flutura ishtë gjall, atëherë ai do të shtrëngonte dorën dhe do ta vriste në moment.!

Kështu që kur ata patën një orë mësimi, ai iu afrua mësuesit, para të gjithë nxënësve të tjerë, zgjati dorën drejt tij dhe e pyeti: “Mësues, çfarë kam në dorë?”. “Shpirtin tënde, biri im!”, U përgjigj mësuesi me qetësi. Mendoi për një moment duke menduar për përgjigjen. Ai arriti në përfundimin se mësuesi kishte të drejtë. Flutura ishte një shpirt që mund të ishte i tij.Sidoqoftë, ai vazhdoi:”Dhe e pyeti!” A është shpirti im i gjallë, mësues,apo jo?” Mësuesi e shikoi në sy me mirësi dhe i tha: “kjo varet nga dora jote!”

Nga Armand Muzhaqi

Lini një përgjigje