8.5 C
Tiranë
HomeSportNuk shënjestëroi portën, por tribunat! Njëra ndër gjuajtjet më të tmerrshme në...

Nuk shënjestëroi portën, por tribunat! Njëra ndër gjuajtjet më të tmerrshme në karrierën e Ronaldos

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është kritikuar nga tifozët pasi zgjodhi të bënte një gjuajtje të tmerrshme në minutat shtesë kundër Serbisë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.

Mesfushori i Lille, Renato Sanches, kaloi Portugalinë në avantazh në minutën e dytë në Estadio da Luz në Lisbonë.

Djemtë e Fernando Santos kishin nevojë vetëm për një barazim për të siguruar plasmanin në Kupën e Botës që mbahet në viti 2022, por Serbia e përmbysi rezultatin në minutat e fundit.

Derisa po kalonte minuta e 92-të, Joao Cancelo me një top të gjatë gjeti jashtë zone 36-vjeçarin.

Superylli i Manchester United ndaloi topin me gjoks, u rrotullua në vend përpara se të ekzekutonte gjuajtjen e cila përfundoi në tribuna.

Ndeshja përfundoi 2-1, derisa portugezi shpërtheu në lotë, pasi nuk ia arriti të kualifikonte përfaqësuesen e tij direktë në botërorin që zhvillohet në Katar vitin e ardhshëm.

Portugalisë, e cila përfundoi e dyta në Grupin A, do t’i kërkohet të konkurrojë në dy raunde të play-offit në mars për të rezervuar biletën e saj për Kupën e Botës.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment