Nuk është Gjiko/ Ja nga kush i vjen dhurata Elitës për Shën Valentin

0
31
Elita Rudi

Nëse mendoni se dhuratën më të bukur Elita këtë Shën Valentin do ta marrë nga partneri i saj, Gjiko, ateherë gaboheni. Në fakt ka qenë Zëri ai i cili ka zbukuruar fundjavën mamit me një pusullë me zemra ku shkruhej: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit mami. Të dua”.

Kjo surprizë kaq e ëmbël për Elitën duhet të ketë qenë një bashkëpunim i Zërit me Gjikon, për t’i sjellë kështu më shumë buzëqeshje asaj. Megjthatë kjo nuk do të thotë se Gjiko nuk do ta befasojë Elitën me ndonjë surprizë a dhuratë, por këtë na duhet të presim dhe pak.

Kujtojmë se Rudi është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe se shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e dytë, që do të jetë nje vajzë.

Burimi: revistawho.com

Lini një përgjigje