24.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

Një tango që të lë pa frymë… vallëzim 10 metra nën ujë

Zhytësja dhe kërcimtarja spanjolle Ariadna Hafez ka realizuar një kërcim që të lë pa frymë… Jo vetëm sepse ishte jashtëzakonisht i bukur, por edhe sepse u realizua në një thellësi prej 10 metrash, në Motegrotto Terme të Italisë.

“Ndonjëherë, arti bëhet thjesht sepse e dimë që është i bukur”, tha producenti dhe regjisori i filmit 3-minutësh, Bastien Soleil. “Gjatë kësaj kohe dua që shikuesit ta lënë veten të transportohen larg rutinës së përditshme, në një botë ëndrrash”.

Sipas francezit, kërcimtarja dhe kameramanët, të gjithë zhytës profesionistë, janë zhytur 120 herë në thellësinë 10 metra, për të realizuar videon spektakolare.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit