8.5 C
Tiranë
HomeKëshillaNjë këshillë për gjithë fisin, kur një çift divorcohet!

Një këshillë për gjithë fisin, kur një çift divorcohet!

Kur dy të rritur divorcohen dhe ndajnë bashkë fëmijë, mund të jenë në harmoni edhe pas ndarjes me njëri-tjetrin. Nëse jo, gabim! Por nëse janë në paqe, nuk mjafton. Edhe njerëzit rreth tyre, teze, halla, daje e gjyshër të fëmijëve duhet të jenë të mirëkuptueshëm gjithashtu. Është e rëndësishme që askush të mos shfryjë e shajë mbi prindin tjetër.

Nga Pediatrja Lira Gjika:

Divorci dhe harresa e fëmijëve.

Divorci sot është çështje dite. Ne si shoqëri, sa rrimë e ankohemi se çfarë kohësh kanë ardhur, duhet ta pranojmë dhe të ndërtojmë struktura e mekanizma që ky proces të zhvillohet pa trauma. E keqja nuk është divorci, por qëndrimet dhe sjelljet e të rriturve, duke filluar nga vetë autorët e divorcit, që harrojnë se janë edhe prindër dhe si prind nuk divorcohesh dot. Fëmijët e prindërve, që divorcohen nuk kuptojnë nga konflikti burrë-grua, ata dinë një gjë, që ky burri dhe kjo gruaja, të cilët zihen me njëri tjetrin, janë mami dhe babi i tyre dhe ata nuk mund të kuptojnë jetën pa ata të dy, mamin dhe babin. Mirëpo, prindërit dhe të afërmit e palëve në “luftë” në vend, që të merren me fëmijët dhe tu zbutin ankthin, çfryjnë dhe etiketoni, pa u kujtuar se flasin për nënën dhe babanë e fëmijës. Kujdes ju gjyshër, daja, xhaja sëbashku me tezet dhe hallat, kur shani dhe përgojoni prindërit që divorcohen, se fëmijët dëgjojnë dhe ndihen shumë keq dhe për më tepër kjo sjellje nga ana juaj, tregon vetëm mospërfillje dhe harresë për ta. Harresa e fëmijës, ky është problem në divorc, jo divorci. Tashmë është vërtetuar edhe shkencërisht, divorcet e qeta, ku respektohet dhe vlerësohet të qenit prind, nuk gjymton, gjymtimi ndodh aty ku fëmija harrohet.

Paaftësia e të rriturve duke filluar nga prindërit, të cilët nuk menaxhojë dot situatën e tyre emocionale dhe harrojnë që janë prindër të fëmijëve të tyre, e kthen fëmijën në një objekt që përdoret për ndëshkim dhe hakmarrje. Kjo është e keqja që gjymton dhe shkatërron e cila duhet mbajtur parasysh në një ngjarje e situata të tilla. Të rriturit duhet të kujtojnë vazhdimisht “parimin numer Një”, “në interesin më të lartë për fëmijën”, shkruan Lira Gjika.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment