20.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

Nisma për ngritjen e bordit strategjik në Durrës. Rektorja Sotirovski: Të përshtasim kurikulat me nevojat e tregut

Përshtatja e kurikulave, në përputhje me nevojat e tregut të punës, është qëllimi i nismës për ngritjen e një bordi strategjik të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.E ftuar në Dita Jonë, rektorja e Universitetit, Kseanela Sotirovski, shpjegoi se qëllimi është të bëjmë bashkë biznesin me universitetin dhe t’i shërbejmë komunitetit.“Duam të bëjmë bashkë ekselencën akademike me praktikën më të mirë të punës. Duam të kemi një trekëndësh të mirë të mundshëm universitet-biznes-komunitet. Qëllimi është të bëjmë bashkë biznesin me universitetin dhe t’i shërbejmë komunitetin”

“Duam të bëjmë bashkë ekselencën akademike me praktikën më të mirë të punës. Duam të kemi një trekëndësh të mirë të mundshëm universitet-biznes-komunitet. Qëllimi është të bëjmë bashkë biznesin me universitetin dhe t’i shërbejmë komunitetin”

Sipas saj, ky është një bord këshillimor për orientimin dhe mbështetjen e objektivave strategjike të universitetit.

“Është një bord këshillimor që tregon funksionin e vërtetë për sipërmarrjen dhe inovacionin për orientimin dhe mbështetjen e objektivave strategjike që institucioni ynë ka. Të përshtasim kurikulat në përputhje me nevojat e tregut, jo vetëm në shkallë lokale, por edhe kombëtare.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit