Nisen kamionët e parë me vaksinat e Pfizer drejtë Britanisë së Madhe/ Ja sa doza ka brenda tyre

0
60
Pfizer

Kamionët e mbushur me vaksinat e para kundër COVID-19 të Pfizer/BioNtech, tashmë janë nisur për në Britani të Madhe, ditë kjo kur edhe iu dha drita e gjelbër për përdorimin e kësaj vaksine.

Mijëra doza të vaksinës nga fabrikat e Pfizer në Belgjikë, këtë mëngjes janë parë duke mbushur kamionët që do t’i shpërndajnë ato në Britani, që njëherit është vendi i parë në botë që autorizoi përdorimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka bërë publik lajmin për lejimin e përdorimit të vaksinave në Britani të Madhe, duke theksuar se po i vie fundi pandemisë, derisa kryeministri britanik Boris Johnson tha se me këtë vaksinë do të “lejohet rikthimi i normalitetit dhe ekonomisë”.

Afro 800 mijë doza të vaksinës së Pfizer që duhet të jepen në një periudhë kohore prej 21 ditë larg njëra-tjetrës – do të jetë në dispozicion për qytetarët gjatë javës së ardhshme.

Në anën tjetër është bërë e ditur se Britania ka porositur në total 40 milionë doza të vaksinës së Pfizer, ku 10 milionë do të shpërndahen deri në fund të këtij viti dhe pjesa tjetër nga viti i ardhshëm.

Burimi: Telegrafi

Lini një përgjigje