22.7 C
Albania
Thu, 5 August, 2021

Ngjarje e rëndë në Durrës! 24-vjeçarja ndërron jetë pasi u hodh nga ballkoni pas konfliktit me burrin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës. Një 24-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës pas konfliktit me bashkëshortin e saj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta me burrin e saj, shtetasin me inicialet A.Gj., 31 vjeç, e reja me inicialet A. Gj., është vetëhedhur nga ballkoni dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Fill pas ngjarjes, policia ka arrestuar burrin e viktimës. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit