17 C
Albania
Sun, 16 May, 2021

Ngjarje e pazakontë në Vlorë/ I riu mbyllet në banesë dhe kërcënon familjarët dhe policinë: Nëse afroheni do të shpërthej…

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë raportohet nga Vlora, ku një i ri është mbyllur në banesë dhe po kërcënon familjen.

Dyshohet se pas një sherri me bashkëmoshatarë të tij, policia është vënë në ndjekje të të riut, i cili ka vendosur të mos dorëzohet duke u mbyllur në banesë nga ku kërcënon se do të vrasë familjarët.

Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me të riun për ta bindur ta dorëzohet ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Megjithatë i riu nuk pranon negociata me uniformat blu.

Gazeta “Panorama” mëson se ai ka lidhur një bombol gazi me derën dhe kërcënon se nëse policia do t’i afrohet do ta shpërthejë.

Burimi: Panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,975FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit