8.5 C
Tiranë
HomeAktualitetNgjarja e familjes Josifi jehonë në mediat greke: Ajo që ka ndodhur...

Ngjarja e familjes Josifi jehonë në mediat greke: Ajo që ka ndodhur në Tiranë s’i përshtatet mendjes njerëzore

Ngjarja tragjike e Kombinatit që ndodhi ditën e djeshme ku u gjetën të pajetë nënë e bijë, është transmetuar dhe nga mediat greke. Një portal në Greqi shkruan se Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34 vjeçe. Në shumë media greke titulli kryesor për lajmin tronditës qëndron si titull kryesor ‘Tmerri në Shqipëri”. 

Kështu Topontiki.gr  shkruan: Tri gra, një nënë dhe dy vajza, besnike ndaj fesë, kanë vendosur të sakrifikojnë veten për “ringjalljen”, për jetën e përjetshme që shpall sekti fetar ku ishin pjesë. Si rezultat, 56-vjeçarja Zaneta I. dhe vajza e saj 30-vjeçare Anisa u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Tiranë sot, ndërsa motra e vogël, Blerta u dërgua në spital në gjendje kritike për shkak të urisë. E penduar për këtë zgjedhje, gruaja e re që mbijetoi i tha policisë: “Ju nuk mund t’i kuptoni sakrificat tona për të arritur në këtë pikë”.

Sipas të dhënave të para mjekësore, 33-vjeçarja duhet të kishte vdekur shumë kohë më parë dhe ishte mbajtur në shtrat nga nëna dhe motra e saj në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur produkte të ndryshme që nuk lejonin që trupi të kalbet dhe erë e keqe.

Ndërkohë një Zougla ka shkruar: Ajo që ka ndodhur në Tiranë nuk i përshtatet mendjes njerëzore. Sipas mediave në vendin fqinj, tre gra, një nënë dhe dy vajza, besnike të fesë së një sekti fetar, vendosën të sakrifikojnë veten për “ringjalljen”, për jetën e përjetshme që shpall ky sekt fetar. Ngjarja tronditëse ka kaluar kufijtë shqiptarë duke tronditur edhe opinion e vendit fqinj.

Mbrëmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,783FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment