Nga Januzaj, Neymar, Tevez e Hagi/ 5 shkurti është ditë e veçantë për shumë futbollistë

0
30
5 shkurt

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, nuk është emri i vetëm i njohur i futbollit që e ka ditëlindjen më 5 shkurt.

Në këtë datë ka lindur edhe anësori shqiptar që përfaqëson Belgjikën, Adnan Januzaj, i cili aktualisht bart ngjyrat e Real Sociedadit. Ai ka mbushur 26 vjet.

Sulmuesi i famshëm brazilian, Neymar, që luan për kampionin francez, Paris Saint-Germain, më 5 shkurt 2021 i ka mbushur 29 vjet.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Manchester Cityt e Juventusit, Carlos Tevez, i ka mbushur 37 vjet. Ai vazhdon të jetë aktiv në futboll dhe luan për klubin e fëmijërisë, Boca Juniors.

Më 5 shkurt, ditëlindjen e feston edhe legjenda rumune, Gheorghe Hagi – dikur lojtar i Barcelonës dhe Real Madridit, i cili i ka mbushur 56 vjet.

Billy Sharp (Sheffield United, 35 vjeç), Patrick Roberts (Derby County, 24 vjeç), Vedran Corluka (Lokomotiv Moska, 35 vjeç), Giovanni van Bronckhorst (ish-lojtar i Arsenalit dhe Barcelonës, 46 vjeç) – janë disa emra të tjerë të futbollit që kanë lindur më 5 shkurt.

Burimi: Telegrafi

Lini një përgjigje