31.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

“Nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë, rreziku është i lartë”/ Brataj: Ja kur nisin të krijohen antitrupat

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka ngritur shqetësimin për mundësinë e infektimit pas injektimit të dozës së parë, duke vënë në dukje se ka pasur shumë raste të tillë që nga nisja e procesit të vaksinimit.

Sipas tij, antitrupat kundër Sars-Cov-2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës dhe nëse ndodh që të infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë, rreziku është i lartë.

Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me Sars-Cov-2 edhe në ato raste kur është marrë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me Sars-Cov-2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë administruar në Shqipëri.

Antitrupat kundër Sars-Cov-2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu, përgjigjja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7- 10 ditësh nga marrja e dozës së dytë.

Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda, por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë, rreziku është i lartë”, ka shkruar doktori në rrjetet sociale, i cili ka apeluar për respektim të masave anti-Covid, veçanërisht gjatë periudhës midis dy vaksinave, të cilën ai e ka konsideruar si periudhë tranzitore.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit