8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

“Ndryshimi i 2021 do të jetë i vërtetë dhe i pa-rikthyeshëm”/ Basha me studentët: I vetmi shans për këtë është PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentë të sapodiplomuar, që kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune.

Në takimin me kryetarin e opozitës, studentët u shprehën se janë detyruar të punojnë jashtë profilit të tyre gjatë studimeve për të paguar Universitetin, ndërsa tani që janë në përfundim, e shohin shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune në fushën ku ata kanë studiuar.

Sara Korça: “Aktualisht jam studente në master, viti i dytë psikologji klinike. Kam mbaruar bachelorin me rezultate shumë të larta. Fatkeqësisht po punoj në call-center. Në fakt jam detyruar të punoj në call-center, mund të them kështu, sepse në fillim për shkak të arsyeve ekonomike, siç dihet në Shqipëri tarifat e universitetit janë prapë shumë të larta. Sidomos ato të masterit, unë jam në master dhe e di shumë mirë këtë gjë. Përpos tarifave të universitetit, edhe të gjitha shpenzimet personale dhe vetjake që ka një student. Kështu që jam e detyruar të punoj atje edhe për të ndihmuar familjen time e cila nuk ka kaq shumë mundësi që mua të m’i plotësojë të gjitha, të gjitha shpenzimet e mija. Gjithashtu ajo që më ka penguar edhe besoj në eksperiencën time, besoj që është mungesa për të gjetur një punë vetëm me diplomën bachelor, që mendoj është e vlefshme dhe ne mund të jemi të vlefshëm dhe vetëm me një diplomë bachelori. Tani frika ime është në fakt për të ardhmen. Unë tani diplomohem shumë shpejt dhe nuk e di se çfarë më pret në fakt. Kam shumë miq të mi të cilët kanë mbaruar me rezultate shumë të larta dhe ata dhe prapë nuk punojnë në profesion. Frika ime është se do mbetem akoma në call-center dhe… një gjë që unë nuk do ta doja në fakt, duke u bazuar në aftësitë e mia.”

Kreu i opozitës tha se ndryshimi është në dorën e të rinjve dhe do të ketë fytyrën e të rinjve.

25 prilli do t’i japë shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve një qeveri që kujdeset për vendin dhe që do të ofrojë mundësi të bollshme për të ardhmen e vendit, që janë të rinjtë. Zgjidhja nuk vjen duke u larguar nga problemi, por duke larguar problemin . Për këtë nevojitet bashkim i të gjithë shqiptarëve dhe të rinjve. I vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike, -u shpreh Kryetari Basha.

Lulzim Basha: “Ju mund të keni qёnё 10-12 vjeç, kur Shqipëria futej në NATO, kur Shqipëria thithte investitorë seriozë, kur Shqipërisë i besohej dhe i hiqeshin vizat për qytetarët dhe ju lëvizni sot pa viza, dhe këto po ua përmend, po ua rikthej në mendje, për të provuar edhe një herë atë që i kam thënё çdokujt në këto takime me të rinjtë dhe jo vetëm që ndryshimi ёshtё në dorën tonë. Kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet atëherë gjerat do të përmirësohen, do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme pёr të gjithë qytetarët e në veçanti për rininë. Por kjo kërkon në radhё të parë që të gjithë të ndërgjegjësohen se problemi nuk zgjidhet duke ikur nga problemi por duke e larguar problemin. Kjo ёshtё ftesa për çdo të ri dhe çdo të re në 25 Prill.

Misioni kryesor i imi nesër është t’ju hap rrugën. Mjafton ti hapim rrugën brezit të ri dhe Shqipëria do të jetë në duar të sigurta. Çdo masë që nga subvencionimi I tarifave, që nga praktikat e paguara, reforma e vërtetë arsimore, zhvillimi I tregut të punës, mbështetja e sipërmarrjes rinore ka një dhe vetëm një qëllim: Të fuqizojë rininë. Ndryshimi në Shqipëri gjithmonë ka patur fytyrën, vulën dhe energjinë e rinisë, edhe ndryshimi I 2021 do të jetë I vërtetë, do të jetë I qëndrueshëm dhe do të jetë I pa-rikthyeshëm në momentin që qeveria e ardhshme bën detyrën e parë dhe kryesore karshi rinisë dhe karshi kombit: Tju hapë rrugën ju!

Ndryshimi është në duart tona. Ndryshimi nuk vjen duke ikur nga problem, ndryshimi vjen duke larguar problemin. Këtij vendi nuk i mungon asgjë që si hap të parë të krijojnë në farë normaliteti si vendet e tjera të rajonit dhe pastaj të shkojë edhe më tej. Ndryshimi është plotësisht i mundur. Nuk ka pse të jetë kështu kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet, kur kemi një qeveri që punon dhe jo vetëm flet, një kryeministër që punon dhe jo vetëm flet, atëherë gjërat do të përmirësohen do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme për të gjithë qytetarët e në veçanti për rininë. Por kjo në kërkon në radhë të parë që të gjithë të vetëdijësohemi se problem nuk zgjidhet duke ikur nga problem, por duke e larguar problemin. Dhe këtu kemi një konsensus shumë të madh kombëtar. Po e them edhe njëherë, shumë më të madh sesa bindjet politike që mund të këtë secili prej jush. Ka një konsensus i cili bashkon njerëzit e bindjeve të kundërta politike që kështu nuk mund të vazhdohet më. Mjaft është mjaft. Kupa është mbushur. Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë dhe 25 prilli është dita që këtë konsensus ta kthejmë në vendimmarrje me votë. Vendimmarrja kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë. O do të vazhdojmë kështu o do të ndryshojmë. I vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike, është opozita.”

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit