25.7 C
Albania
Fri, 23 July, 2021

Ndiqni këto 6 hapa për t’u bërë person pozitiv në çdo situatë!

6 hapat për t’u bërë një person pozitiv në çdo situatë ekzistojnë. Dëshironi të zgjoheni me mendim pozitiv dhe të përballeni me çdo situatë me këtë frymë të brendshme? Ne kemi mënyrën më të thjeshtë për të hequr qafe negativitetin. Edhe nëse nuk e kemi fatin të lindnim me një mendje jashtëzakonisht pozitive, të mësuarit për t’u bërë një person pozitiv nuk është e pamundur, optimizmi është diçka që mund të mësohet çdo ditë. Përveç se është ngjitës.

I keni parasysh ata njerëzit pozitiv e optimist patologjik? Dhe ju pyesni veten se si ia dalin. Nuk është se ju doni të jeni negativ, por jeta e sjell që të përballeni, ndonjëherë edhe që në pikë të mëngjesit, me probleme. Epo si mund të buzëqeshi njeriu me problemet e çdo dite?! Po, mundeni dhe ne do t’ju tregojmë 6 hapa për t’ia arritur.

Mësoni të jeni optimist dhe pozitiv

Le të themi se ndiheni veçanërisht të pafat, se jeta shpesh ju paraqet fatura të rënda për t’u zgjidhur dhe se keni pak besim në veten tuaj. Nëse dëshira juaj më e madhe është të përballoni gjithçka me buzëqeshjen që aktualisht nuk keni, siç bëjnë disa nga të njohurit tuaj, qëllimi juaj nuk është i pamundur të realizohet.

Gjërat thjesht mund të ndryshojnë dhe ju mund të jeni në gjendje të jeni dhe të qëndroni pozitivë në çdo situatë.

Këtu janë 6 hapat që duhet të bëni për të pasur sukses në këtë sipërmarrje, e cila do ta përmirësojë shumë jetën tuaj:

1. Të njohësh ritualin e humorit të mirë të mëngjesit

Çdokush ka të vetin, thjesht duhet të kuptoni se cila është formula juaj magjike personale e lumturisë. Mendoni për atë që në të kaluarën e bënte ditën tuaj të fillonte me një sasi të caktuar lumturie dhe qetësie. Çfarë ju bën të lumtur kur zgjoheni? Një vakt  i veçantë, muzika, të bësh yoga, një dush i nxehtë?

Gjeni formulën tuaj, sepse mëngjesi është momenti që vendos apo përcakton se si do të shkojë pjesa tjetër e ditës!

2. Kujtohu të gjesh kohë për të bërë gjërat që do

Na duhet të mendojmë për shumë gjëra dhe, nëse kemi fëmijë, koha nuk është kurrë e mjaftueshme. Mos harroni se gjithmonë duhet të bëni diçka për veten tuaj, çdo ditë të vitit. Lini mënjanë angazhimet dhe detyrat për një moment dhe përqendrohuni tek vetja. Vetëm 20 minuta, merri ato për të bërë diçka që të bën jashtëzakonisht të lumtur.

3. Bëni aktivitet të rregullt fizik

Një mendje e shëndetshme është e lidhur me një trup të shëndetshëm, të tonifikuar, energjik. Personat që bëjnë sport çdo ditë, e shfrytëzojnë atë edhe për të shfryrë frustrimet, për të ri-oksigjenuar trupin dhe mendjen, si dhe për t’u ndierë mirë me veten. Të kesh një trup në formë, përmirëson edhe vetëvlerësimin.

4. Qëndroni larg njerëzve pesimistë

Rrethoni veten me njerëzit e duhur, shumë njerëz ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse vëreni se disa njerëz janë jashtëzakonisht negativë, përpiquni të bashkëveproni pak me ta dhe shmangni që pesimizmi i tyre të dëmtojë humorin tuaj. Nëse vëreni njerëz frymëzues, të qeshur dhe pozitivë përpiquni t’i frekuentoni. Kështu mësoni edhe se si të jeni pozitiv dhe të përmirësoni optimizmin tuaj.  

5. Mos u shqetësoni për të ardhmen

E ardhmja është një nga shqetësimet tona më të mëdha, frika nga e panjohura, pasiguria janë faktorë shkatërrues për shumë njerëz. E panjohura gjeneron ankth dhe ankthi na pengon të kemi një humor optimist.

Jini të kujdesshëm dhe mësoni të merrni në dorë frenat e mendimeve tuaja, mos i lini të enden pa qëllim. Kontrollojini ato dhe drejtojini vetë. Nëse ju lind një mendim negativ, riformulojeni atë. Ndaloje dhe ktheje atë mendim në një mendim pozitiv, jeta mban edhe surpriza të bukura, mendo për to. Bëjeni këtë çdo herë dhe përfundimisht do të bëhet diçka automatike. Kështu programohet truri për të qenë optimist. Optimistët përdorin një teknikë të pagabueshme: ata përqendrohen te zgjidhja, jo tek problemi.

6. Shënoni 5 gjëra të mira në fund të çdo dite

Blini një fletore të këndshme dhe çdo natë shkruani 5 gjërat më të bukura që ju kanë ndodhur gjatë ditës. Këto janë mendimet që do t’i paraprijnë gjumit tuaj. Ju do të shkoni të flini me një pozitivitet të caktuar në shpirtin tuaj dhe çdo ditë do të ndieni rritjen e optimizmit brenda jush dhe përmirësimin e humorit tuaj.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit