29.5 C
Tiranë
HomeKultureNdërron jetën në moshën 89-vjecare solistja e parë e Ansamblit

Ndërron jetën në moshën 89-vjecare solistja e parë e Ansamblit

Ndërron jetën në moshën 89-vjecare solistja e parë e Ansamblit Lili Këlliçi (Madhi)

Lili Këlliçi(Madhi) ishte një personalitet i padiskutueshëm i botës së artit të koreografisë shqiptare për rreth 30-të vjet. Hapësira ku ajo punoi ,ekzekutoi dhe interpretoi ishte jo vetëm e gjërë ,por edhe shumë komplekse.Koha kur vallëzoi që një kohë krejtësisht e pabesueshme për ditët tona dhe shpesh ngjan si një kohë e filmave fiction.

Lejla Këlliçi (Madhi) apo siç e njohin të gjithë Lili lindi në 2 Qershor 1932 në kryeqytetin e Mbretërisë Shqiptare, Tiranë.
Familja ku ajo lindi ishte një ndër familjet autoktone më të spikatura të kryeqytetit .Një familje e intelektuale dhe me një traditë të çmuar patriotike.Një familje ku ishte gërshetuar dashuria për Atdheun me dashurinë për dijen dhe ëndërrën Europeane.

Babai i Lilit ,Qemal Këlliçi ,ish-student i shkëlqyer i “Robert College”, Stamboll dhe nëna e saj Behije Vigani (shkodrane), bijë noteri e rritën Lilin dhe dy vëllezërit e saj binjakë Skifterin dhe Luanin ,jo vetëm me shumë dashuri ,por me një hapësirë emancipimi dhe një nxitje të vazhdueshme drejt rrënjëve të dijes.

Lili kaloi një fëmijëri të lumtur dhe natyrisht pa nga afër vitet e vështira ,por shpresëdhënëse të Luftës Anti-Fashiste Nacional-Clirimtare.Përjetoi dhe betejën me vdekjen kur fill pas luftës kaloi tifon . Të gjitha këto sëbashku me entuziazmin e viteve të para të Clirimit ,gdhendën tek Lili një karakter të fortë, një optimizëm , një dashuri dhe solidaritet për njerëzit që ajo e reflektoi për gjatë gjithë viteve të jetës së saj të gjatë.
Që në fëmijëri ajo tregoi dhunti në artin e kërcimit, duke i mahnitur banorët dhe sidomos vogëlushët e rrugës “Siri Kodra “.

Pasi mbaroi shkollën “Lidhja e Prizrenit”Lili ndoqi studimet në Institutin Femëror Pedagogjik, Tiranë ,që e përfundoi me rezultate të larta.
Por Lili dashuronte baletin dhe ishte e angazhuar drejt-përdrejt me grupet artistike të sapo ngritura!
Duhej të ishte artiste apo mësuese ? Terreni ku Lili po hynte me pasion qe i thepisur.
Shqipëria ende ishte në një betejë konceptesh dhe morali.Pavarësisht shpatës së mprehtë të vizionit të një të ardhmeje socialiste që kishin komunistët,mbeturinat e një mjedisi konservator anadollako-islamik haseshin kudo.

Cila do të ishte e ardhmja e Lilit?

Kësaj pyetje të koklavitur do ti jepte përgjigje baletmaestri rus me famë botërore i “Balshoj Teatrit “ në Moskë ,B.R.S.S , Boris Ramazin kur ai takoi prindërit e Lilit:
– “…Zonjë dhe ju zotëri … Socializmi do t’a çojë përpara këtë vend .Rinia do të jetë në
ballë . Mësuese ,inxhinierë dhe mjekë do të ketë me mijra ,por artistë të talentuar që do të ruajnë dhe zhvillojnë vlerat shpirtërore të kombit tuaj të mrekullueshëm do të ketë shumë pak…
…Prandaj e gjykoj të domosdoshme që Lili duhet të jetë balerinë! “
Dhe që nga viti i largët 1950 Lili do të ishte pjesë e pandashme e artit koreografik.Në vitin 1957 themelohet zyrtarisht “Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore” me një efektiv prej 40-vetësh.Lili do të emërohej si një nga dy solistet e para të grupit të valleve. Ajo do të ishte soliste e parë e Ansamblit deri në vjeshtë të vitit 1972,kur një veprim absurd dhe eksperimental i Fadil Paçramit e zhvendos Lilin si instruktore baleti në “Pallatin e Pionerëve,Tiranë”.

Ajo do të rithirrej në vitin 1974 në Ansambël ,por Lili si grua me karakter e refuzoi me përbuzje këtë rikthim pa falje.

Ajo nuk e gëlltiste fyerjen dhe hipokrizinë.
Lili në interpretimet e saj shkëlqeu me elegancën,elasticitetin dhe frymën shpirtërore që i dha valles shqiptare .Gërshetoi si askush tjetër elementët klasikë të baletit me prurjen autoktone. Krijoi një model të valleve ku mpleksen rafinimi me forcën dhe historikja me të tashmen.
Që prej vitit 1949 në Festivalin e Rinisë në Hungari ajo la pas një interpretim brilant të valleve popullore, nga jugu në veri. Momentale do të ishte figura e saj në filmin dokumentar “Vallëzimi i Shqipeve” i vitit 1960 me regji të Endri Kekos.
Askush si ajo nuk e interpretoi solisten tek “Vallja e vajzave të Tropojës” dhe është meritë e saj që sot e përgjithmonë kjo valle do të jetë një margaritar i trashëgimisë tonë kombëtare.
Por,jo vetëm kaq. Ajo konfiguroi shkëlqyer tek “Mbledhja e mollëve”,”Potpuri tiranase”,”Vallja e Dardhës”,”Vallja e Dibrës”,”Dropullitja”etj.
Puna e saj vazhdon edhe si baletmaestër kur bashkë me koreografin Vlash Kallamata fituan vendin e parë në Dekadën e Majit të vitit 1985 me ansamblin “Dajti”, Tiranë.

Për punën e saj ajo është shpërblyer pak,përveçse me cmimet “Naim Frashëri” të klasit të dytë dhe të parë.As në epokën totalitare socialiste dhe më pas , në 30-të vjecarin e tranzicionit ajo nuk u vlerësua si duhet. Megjithatë figura e Lilit që midis të tjerash çau tisin mesjetar drejt kulturës perëndimore,do të ketë vendin e saj të padiskutueshëm në Panteonin e artit koreografik shqiptar.
Lili ishte gjithashtu një bashkëshorte dhe nënë e jashtëzakonshme. Nga viti 1959 bashkëshorti i saj do të ishte dr.Prof Raqi Madhi ,një burrë i vërtetë fisnik, personalitet me peshë të të madhe i histografisë politike,estetikës dhe pedagogjisë universitare .
Lili përballoi një jetë me sakrifica ,ku për shumë vite ju përkushtua bashkëshortit të saj Raqit , në aspektin e kujdesit shpirtëror dhe shëndetësor.Gjithashtu rriti me shumë dashuri dy fëmijët e saj,Ester e cila përfundoi me rezultate shumë të larta Fakultetin e Mjeksisë në Tiranë dhe Hermon që u diplomua në Akademinë e Arteve si piktor grafist .Dy fëmijë të cilëve ju skaliti dashurinë për dijen dhe jetën ,solidaritetin njerëzor dhe i përgatiti për një jetë atraktive sociale.

Ajo kurrë nuk vendosi në plan të parë ambicjet profesionale,por familjen.
Vitet e fundit i kaloi në Quincy ,MA e rrethuar nga dashuria e Esterit dhe mbesave Livia dhe Alina, e stërnipërve Lucas, Mattheë dhe Sophi, dhe nga respekti dhe zemërgjerësia e Aleksandrit ,bashkëshortit të Esterit .Ajo nuk e harroi vendlindjen duke vizituar herë pas here të birin Hermon,bashkëshorten e tij Enkelejda dhe nipin Xhon.

Edhe ne U.S.A Lili qe atraktive duke ndarë kujtime të vendlindjes dhe duke lënë mbresë tek bashkëmoshatarët e më gjërë ,të shoqatës “Vatra” në Boston.
E megjithatë koha rrjedh ,u përpoqëm t’a frenojmë për pak çaste,por nuk mundemi dot më.
Parajsa i ka hapur portat .
Ajo po e pret.
Paqja qoftë me ty përjetësisht!
Lotët s’na dalin ,por do të ngushëllohemi me Bukurinë tënde njerëzore!


Hermon Madhi

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje