21.7 C
Albania
Mon, 26 July, 2021

Ndërron jetë një 59-vjeçar me COVID 19 te Infektivi, shkon në 35 numri i viktimave

Në përditësimin e të dhënave të MSH-së, u konfirmua një tjetër viktimë nga COVID 19 në vend, duke e çuar numrin e tyre në 35.

Bëhet fjalë për një 59 vjecar nga Lushnja të shtruar prej disa ditësh te Infektivi.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”,- sqaroi MSH.

Po sipas MSH-së, vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv kryesisht nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit