20.5 C
Tiranë
HomeShowBizzShowbiz nga BotaNdërron jetë në moshën 111 vjeçare gruaja që ilustroi filmat e fëmijërisë...

Ndërron jetë në moshën 111 vjeçare gruaja që ilustroi filmat e fëmijërisë tonë

Disney dhe fansat i kanë dhënë lamtumirën animatores pioniere Ruthie Tompson, e cila vdiq të dielën në moshwn 111 vjeçare.

Si ilustruese dhe planifikuese e skenarit në Disney, puna e saj në disa nga filmat më ikonikë të animuar në histori, përfshirë “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët” (1937), “Bukuroshja e Fjetur” (1959), “Mary Poppins” (1964) , “Robin Hood” (1970) dhe “The Aristocats” (1970), ishte kryesisht e pakredituar.

Ajo gjithashtu mori pjesë në sjelljen e “Pinocchio” (1940), “Fantasia” (1940), “Dumbo” (1941) dhe të tjera në ekranin e argjendtë.

“Mickey Mouse dhe unë u rritëm së bashku,” tha Tompson.

Artistja ndërroi jetë në shtëpinë e të moshuarve më me ndikim në Hollywood, Motion Picture and Television Fund në Woodland Hills, California, raportoi të hënën Hollywood Reporter. 

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment