11.5 C
Tiranë
KryefaqjaShowBizzShowBiz ShqiptarNdejti shumë pak në Big Brother VIP! Kush është ish-konkurrentja që do...

Ndejti shumë pak në Big Brother VIP! Kush është ish-konkurrentja që do të rikthehet sërish?!

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Big Mama emri i vërtetë i të cilës është Besiana Mehmeti u bë pjesë për pak kohë në formatin “Big Brother VIP”, por papritmas një debat shumë i rëndë midis saj dhe Antonelës, u pasua me ofendime dhe fyerje të shumta.

Pasi Big Mamës iu kërkua të qetësohej, ajo vendosi të largohej përfundimisht nga gara. E rikthyer në studio, këngëtarja nga Maqedonia ka folur për të gjithë situatën e rëndë. Ajo e ka startuar fjalën e saj duke i kërkuar falje produksionit, dhe veçanërisht familjes së Antonelës. Po mesa duket këngëtaren e ka marr malli ta vazhdojë rrugëtimin e saj.

Në një video në InstaStory ajo ka pyetur ndjekësit: A të futem prap? Si thoni? Ende nuk dihet nëse është thjesht një nostalgji e Big Mamës, apo produksioni do na surprizojë sërish me futjen e saj. Big Mama pati një marrëdhënie shumë të mirë brenda shtëpisë me të gjithë banorët, me përjashtim të Antonelës, me të cilën pati fërkim shpeshherë, derisa ndodhi ajo që pamë të gjithë në studio.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera