8.5 C
Tiranë
HomeAktualitetNdahet nga jeta në burg Gate Mahmutaj/ “kapo” i grupit të Lazaratit...

Ndahet nga jeta në burg Gate Mahmutaj/ “kapo” i grupit të Lazaratit që qëlloi policinë dhe helikopterin italian

Ndahet nga jeta në burg Razip Mahmutaj, i njohur si “i forti” në Lazarat me emrin Gate.

I ndodhur në burg që prej vitit 2014, kur u arrestua gjatë operacionit policor në Lazarat, Gate Mahmutaj ndërroi jetë sot në spitalin e burgut në Tiranë.

Arrestimi i Gate Mahmutajt më 17 qershor 2014 

-Mahmutaj është autor i plagosjes me armë zjarri të një punonjësi policie në datën 17. 05. 2000 në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur kthesa e Lazaratit. Polici po patrullonte në atë zonë dhe Gate qëlloi me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit të policisë. Për këtë rast, prokuroria kërkoi 28 vite burg ndërsa gjykata vendosi 23 vite në mungesë të tij.

-Më 20 gusht të vitit 2004, Mahmutaj ka hapur breshëri mitolozi ndaj helikopterit të Interforcës Italiane që monitoronte me pajisje të specializuara, filmime dhe fotografime apo skanime të territorit të Lazaratit për drogë. Breshëritë e një mitralozi për pak se nuk e rrëzuan helikopterin me ekuipazh italian dhe specialistë shqiptarë të Antidrogës. Nga të shtënat me armë nuk kishte viktima mirëpo një banore e zonës u plagos në këmbë nga plumbi qorr. Mahmutaj ishte një nga personat më të kërkuar të policisë, pasi akuzohej se ka qëlluar mbi policinë, ndërkohë që në banesën e tij janë gjetur bimë kanabisi.

Një muaj pas incidentit, më 27 shtator 2004, dy skuadra speciale të RENEA-s, në sekret të plotë mundën të arrestonin Razip Mahmutaj brenda një lokali, pasi ishte në kërkim për krimin që kreu në vitin 2000 si dhe ishte i dyshuar si koka e kartelit të drogës në Lazarat.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment