“Nami” te Infektivi/ 24-vjeçari godet mjekun në detyrë, nuk i kishte trajtuar si duhet të afërmin. Të gjitha rastet e dyshimta brenda spitalit Covid 1

0
33

“Faxweb.al” mëson detaje të reja nga arrestimi i një 24-vjeçari, për shkak se kishte goditur mjekun gjatë ushtrimit të detyrës.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ndërkohë që 24-vjeçari me inicialet L.B ka qenë i afërmi i një pacienti të shtruar, dhe ka pasur pretendime sa i takon kurimit nga mjeku në detyrë.

I riu ka pasur pretendime lidhur me trajtimin që i është bërë të afërmit të tij, dhe për këtë ka goditur një prej mjekëve të spitalit Infektiv, ndërsa burimet bëjnë me dije se mjeku që është goditur është Petrit Gjorgji, mjek infeksionist pranë urgjencës së Infektivit.

Arrestimi i 24-vjeçarit është kryer nga efektivët e komisariatit numër 4 në Tiranë, ndërkohë që nga spitali Infektiv ditëve të fundit janë prodhuar një seri lajmesh të natyrave të ngjashme. Shtimi i numrit të pacientëve, dhe puna me kapacitet të plotë, ka bërë që mjekët dhe familjarët e pacientëve jo në pak raste të përplasen mes tyre, ndërkohë që kulmi u shënua edhe në denoncimin tronditës që u bë në “Fax News”, ku dy motra denoncuan vdekjen e të atit të tyre, që në pretendimin e ngritur thuhej se nuk i ishte bërë shërbimi i duhur.

Mjekja që u denoncua ishte Migena Qato, që sipas vajzave të Rifat Lalos, nuk i kishte bërë as skaner pacientit, i cili ndërroi jetë pak orë pasi mbërriti në spitalin Infektiv.

Nga ana tjetër pak ditë më parë edhe mjekja Najada Çomo bëri një denoncim në polici, për një të re nga qyteti i Beratit që e përndiqte vazhdimisht me telefonata, ndërkohë që çështja i kaloi Policisë.

Në dhjetra intervista që gazetarët bëjnë në oborret e spitaleve, pretendimet e familjarëve janë se u mungon informacioni për të afërmit e tyre, dhe se mjekët nuk kanë komunikimin e duhur.

Burimi: Faxweb

Lini një përgjigje