”Mund të më quani të çmendur”/ Modelja shqiptare e tmerruar nga COVID-19: Kam bërë 30 teste…(FOTO)

0
1

Në fillim menduam se kjo periudhë e veshtirë e krijuar nga koronavirus nuk do zgjaste shumë, por e vërteta rezultoi ndryshe. Njerëz të ndryshëm tregojnë hipoteza të ndryshme, por modelja shqiptare, Vildane Zeneli ka treguar se është e tmerruar nga koronavirusi. Nga frika se mos preket nga kjo sëmundje, modelja ka bërë 30 teste të COVID-19 dhe në të gjitha ka rezultuar negative. Vildane Zeneli e quajti veten “hipokondriake”, njeri që ka frikë gjatë gjithë kohës mos preket nga ndonjë sëmundje, dhe qetësoi njerëzit që kanë qenë pranë saj gjatë kësaj periudhe.

“Mund të më quani të çmendur por e kam bërë testin 30 herë, po jam hipokondriake. Kushdo që ka qenë së fundmi, afër meje është mirë me shëndet,”– shkroi ajo, krahas imazhit të testit të COVID.

Leave a Reply