31.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

MotoGP, Ducati dhe Rossi e nisin mirë Botërorin

U zhvilluan pasditen e sotme provat zyrtare të Çmimit të Madh të Katarit, garës së parë të MotoGP për këtë vit.

Francesco Bagnaia me Ducati fitoi “pole position”-in e parë të karrierës, duke lënë pas Quartararo dhe Vinales. Piloti italian regjistroi edhe rekordin e pistës së Losailit, me kohën 1:52.772.

Nga vendi i katërt (vija e dytë) do të niset Valentino Rossi, i cili këtë vit garon me Petronas Racing Team dhe premton për një sezon shumë më të mirë sesa ai i kaluari, ku përfundoi në vendin e 15 të klasifikimit të përgjithshëm.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit