11.5 C
Tiranë
HomeBotaMomenti emocionues i daljes së palestinezit mbas 35 vitesh nga burgjet izraelite

Momenti emocionues i daljes së palestinezit mbas 35 vitesh nga burgjet izraelite

Autoritetet në Izrael kanë liruar të hënën të burgosurin palestinez, Rushdi Abu Mokh, 58 vjeç, pas shërbimit të tij për rreth 35 vjet prapa grilave.

Sipas mediave të huaja, Abu Mokh, nga qyteti i dominuar me arabë, Baqa al-Gharbiyye në Izrael, ishte arrestuar në vitin 1986, bashkë me tre kolegë të tij, me akuza për bashkëpunim me një celulë që i përkiste Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP).

Kjo celulë ishte akuzuar për rrëmbimin e një ushtari izraelit dhe për tentimin për ta nxjerrë atë nga territoret palestineze, ku do të përdorej si një shkëmbim për ndonjë të burgosur palestinez.

Abu Mokh ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë izraelite, para se dënimi i tij të reduktohej në 35 vjet në burg.

Sipas Shoqatës për të Burgosurit Palestinezë, Izraeli kishte refuzuar të lironte Abu Mokh dhe kolegët e tij në ndonjë shkëmbim të të burgosurve me grupet palestineze të rezistencës.

Siç thuhet më tej, Izraeli ende mban 25 palestinezë, të cilët ishin arrestuar dhe burgosur para marrëveshjes së Oslos.

Po sipas të dhënave të palestinezëve, në burgjet izraelite ka rreth 4.400 palestinezë, përfshirë edhe 39 gra dhe 155 fëmijë.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, 350 persona po mbahen në bazë të një politike të ndalimit të Izraelit, me anë të së cilës lejohet mbajtja e palestinezëve pa akuzë ose gjyq.

Burimi: Telegrafi

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,563FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment