29.5 C
Tiranë
HomeBotaMomentet kur nënat afgane hedhin foshnjat mbi telat me gjemba/ Ushtari britanik...

Momentet kur nënat afgane hedhin foshnjat mbi telat me gjemba/ Ushtari britanik rrëfen skenën e tmerrshme: Asnjë nga ne nuk mbeti pa qarë! Na përgjëroheshin të… (VIDEO)

Të tjera pamje tronditëse dalin nga Kabuli. Nënat e dëshpëruara afgane i hodhën fëmijët e tyre mbi telat me gjemba në aeroport, ndërsa iu përgjëruan ushtarëve britanikë që t’i dërgonin në në vend të sigurt. 

Një oficer ushtrie rrëfeu skenën për “Indipendet” duke u shprehur: “Kishte nëna të dëshpëruara që po dhunoheshin nga talebanët. Ato bërtisnin: ‘ma shpëto fëmijën!’ dhe i hidhnin foshnjat te ne. Disa foshnja ranë mbi telat me gjemba. Ajo çka ndodhi ishte një tmerr. Deri në fund të ditës nuk mbeti asnjë prej nesh pa qarë”.

Mediat britanike kanë publikuar pamje kur fëmijët kalojnë përtej telave me gjemba, në një përpjekje dëshpëruese për t’u dhënë një jetë më të mirë. Të paktën 12 persona raportohet të kenë humbur jetën që prej të shtunës në Afganistan. Ndonëse talebanët premtuan një qeveri më të moderuar, ata nuk po e ndalin dhunën kundër civilëve.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje