Miratohet rritja e pagës minimale

0
4

Këshilli Kombëtar i Punës i ka dhënë dritën jeshile vendimit për rritjen e pagës minimale dhe tanimë pritet vetëm vendimi i Këshillit të Ministrave. Në mbledhjen e radhës të strukturës konsultative midis qeverisë dhe organizatave të punëdhënësve e punëmarrësve, u vendos për rritjen me 15% të pagës minimale bruto.Sipas ministres së Financave, Anila Denaj, paga 30 mijë lekë do të mundësojë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit në privat dhe administratë.Ndërkohë, ky vendim do të shoqërohet me një kosto më të lartë për të vetëpunësuarit në biznes dhe bujqësi, që do të kenë pagesa më të larta të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

Leave a Reply